Një i arrestuar në Pejë për falsifikim të testeve COVID-19

 
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është arrestuar një i dyshuar nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka bërë falsifikimin e testeve Covid-19 me llogo të një laboratori.
Në raportin e Policisë bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit janë kontrolluar zyrat e një agjencie ku janë konfiskuar një kompjuter, një biletë aeroplani si dhe disa dëshmi lidhur me dyshimin e falsifikimit të testeve anti Covid.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button