Mbi 2 milionë njerëz të vdekur, mbi 95 milionë të infektuar

 

Numri i të prekurve nga koronavirusi në mbarë botën ka arritur në mbi 95 milionë, derisa kanë vdekur mbi 2 milionë njerëz që kanë qenë të prekur me Covid-19. Sipas faqes së internetit “Worldometer”, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar mbi 95 milionë raste me COVID-19, i cili për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës dhe më pas u përhap në gjithë botën.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me rreth 24 milionë raste deri më tani.

Ky vend ndiqet nga India me mbi 10 milionë raste, Brazili me mbi 8 milionë, Rusia me afro 3.5 milionë, Britania e Madhe me mbi 3.3 milionë, Franca me rreth 2.8 milionë, Turqia poashtu me rreth 2.3 milionë, Italia me 2.3 milionë, Spanja me 2.2 milionë, Gjermania me mbi 2 milionë, Kolumbia 1.8 milionë, Argjentina 1.7 milionë, Meksika 1.6 milionë, Polonia me 1.4 milionë, Afrika e Jugut me 1.3 milionë, Irani me 1.3 milionë, Ukraina me 1.1 milionë dhe Peruja me mbi 1 milionë raste.

Në mbarë botën, mbi 2 milionë njerëz që kanë qenë të prekur me Covid-19 kanë vdekur, ndërsa më shumë se 67 milionë persona janë shëruar duke e mposhtur virusin./21Media

Back to top button