Shtatë të vdekur dhe mbi 470 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

 

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë raportoi këtë të diel se gjatë 24 orëve të fundit vdiqën shtatë persona që ishin të prekur me Covid-19, ndërsa u konfirmuan edhe 474 raste të reja me Covid-19.

Në orët e fundit u regjistruan 363 të shëruar.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 282 pacientë, 30 në terapi intensive nga të cilët katër pacientë janë të intubuar./vizionplus

Back to top button