Mbi 20 të vdekur nga stuhia e fuqishme që goditi Amerikën Veriore

Më shumë se 315,000 shtëpi në Amerikë mbeten pa energji elektrike në natën e Krishtlindjeve, për shkak të stuhisë dimërore që shkatërroi linjat e energjisë elektrike me erëra e borë të dendur dhe uli temperaturat duke lënë të vdekur të paktën 22 persona.
Ndërsa ajri i ftohtë vazhdon të mbërthejë në ShBA këtë fundjavë festash, stuhia ende po godet pjesë të Mideest-it dhe në pjesën verilindore me borë të dendur dhe kushte stuhie, raporton CNN.
Veçanërisht në zonën Buffalo të New York-ut, bora e madhe dhe erërat e forta e bën dukshmërinë afër zeros të premten deri të shtunën.
Në qarkun Erie, i cili përfshin Buffalo-n, kushtet e stuhisë pritet të vazhdojnë të paktën të dielën në mëngjes, u tha gazetarëve të shtunën ekzekutivi i qarkut Mark Poloncarz.
Stuhia e dimrit mund të vazhdojë për të paktën 36 orët e ardhshme.
Rreth 500 shoferë e gjetën veten të bllokuar në automjetet e tyre në Erie të premten mbrëma dhe në mëngjesin e së shtunës./21Media

Back to top button