Mbi 200 fëmijë të infektuar me Covid-19 brenda një dite

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 3 mijë e 917 raste të reja me Covid-19.
Sipas të dhënave nga MSH-ja të infektuar me Covid-19 brenda një dite janë 213 fëmijë të grupmoshës 0 deri në 9 vjeç.
Numri më i madh i të infektuarve sot i përket grupmushës 10 deri në 19 vjeçare, që bëhet fjalë për 955 të infektuar. Grupmosha tjetër më e prekur është ajo 40-49 vjeç me 676 raste të reja.
Sot në Kosovë si pasojë e infektimit me Covid-19 kanë vdekur gjashtë persona. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në mesin e viktimave është edhe një fëmijë i grupmoshës 0 deri në 9 vjeç./21Media

Back to top button