6 viktima nga COVID-19 dhe rreth 4 mijë raste të reja

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit, 6 qytetarë të Kosovës e kanë humbur betejën me COVID-19.
Ndërsa nga 15 mijë e 268 testime të kryera, 3 mijë e 917 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin.
Janë shëruar 617 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 162 mijë e 950.
Në Kosovë janë 28 mijë e 751 raste aktive me COVID-19.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 4 mijë e 623 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milionë e 764 mijë e 421 doza të vaksinës.
Deri më sot 803 mijë e 638 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Ndërsa janë dhënë 68 mijë e 526 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./21Media

Back to top button