Mbi 200 vende cak të hajnave gjatë Ramazanit

Gjatë muajit të kaluar që ishte edhe muaji i Ramazanit në Kosovë janë kryer mbi 200 vjedhje.
Dihet se traditë e këtij muaji janë vizitat familjare për iftar, dhe duket se kjo kohë është shfrytëzuar nga hajnat për vjedhje.
Për portalin rtv21.tv Policia e Kosovës ka bërë të ditur se hajnat në Kosovë gjatë muajit prill kanë kryer 216 vjedhje në komunat e Kosovës.
Bëhet e ditur se ka arrestuar shumicën e personave që kanë kryer këtë vepër penale, shkruan rtv21.tv
“Janë raportuar gjithsej 216 raste te vjedhjeve. Policia e Kosovës në të gjitha rastet ka ndërmarr veprimet e saja policore, ku në të shumtën e rasteve ka arrestuar kryeresit e veprave të tilla penale”, ka thënë Policia e Kosovës.
Gjatë muajit prill janë vjedhur para e gjësende nëpër vendet e ndryshme të Kosovës./21Media
 

Back to top button