Mbi 21 milionë të infektuar në botë, SHBA e para për numrin e rasteve dhe vdekjeve

 

Ka shkuar mbi 21 milionë numri i të infektuarve me Covid-19 në mbarë botën që nga fillimi i pandemisë. Sipas shifrave të publikuara nga universiteti John Hopkins, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë më shumë se 5.3 milionë të infektuar.

Këto shifra të larta e rendisin SHBA-në në vendin e parë për nga numri i të infektuarve dhe të vdekurve nga Covid-19. Ndërkohë sipas një baze të dhënash të gazetës “New York Times” Kalifornia është shteti i parë amerikan që arrin në më shumë se 600 mijë të infektuar me koronavirus dhe rreth 11 mijë vdekje si pasojë e tij.

Të premten Kanadaja njoftoi se kufiri që e ndan atë me SHBA-në do të vazhdojë të qëndrojë i mbyllur për udhëtime jothelbësore edhe për një muaj tjetër. Shumë kanadezë janë të shqetësuar për rihapjen e kufirit pasi vendi ia ka dalë me sukses të rrafshojë trajektoren e pandemisë./kp/

Back to top button