Mbi 22 mijë raste të reja në Meksikë
Meksika ka regjistruar rritje të rasteve të reja të infektimit me COVID-19. Sipas autoriteve zyrtare, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 22 mijë e 711 raste, numri më i lartë i rasteve ditore që nga shpërthimi i pandemisë. Me rastet e fundit, numri total i infektimeve shkoi në 3 milionë e 20 mijë e 596.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 727 persona humbën jetën nga COVID-19 dhe numri i përgjithshëm i viktimave u rrit në 246 mijë e 203, ndërkohë numri i të shëruarve shkoi në 2 milionë e 375 mijë 211.
Sipas të dhënave, në Meksikë që nga fillimi i pandemisë është shënuar numri më i lartë i rasteve ditore. Në kuadër të fushatës së vaksinimit masiv në vend, më shumë se 40 milionë persona kanë marrë dozën e parë dhe më shumë se 21 milionë të tjerë kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës.
Sipas Worldometers, ku azhurnohen të dhënat e COVID-19, Meksika me një popullsi prej më shumë se 126 milionë banorë, është në pozicionin e “vendit të 15-të në botë me numrin më të madh të rasteve”.