Mbi 26.6 milionë raste me COVID-19 në botë

 

 

Pandemia e koronavirusit të ri ka shkaktuar të paktën 875 mijë e 703 të vdekur në botë që prej shfaqjes në Kinë në muajin dhjetor, sipas të dhënave zyrtare.

Më shumë se 26 milionë e 671 mijë e 700 raste me COVID-19 janë diagnostikuar zyrtarisht në 196 vende që prej fillimit të epidemisë, prej të cilëve 17 milionë e 496 mijë e 300 konsiderohen sot si të shëruar.

Ky numër i rasteve të diagnostikuara nuk reflekton numrin real të kontaminimeve pasi shumë vende testojnë vetëm rastet që kanë nevojë për shërbim spitalor për shkak të kapaciteteve të ulëta të depistimit.

Ditën e djeshme 5 mijë e 693 të vdekur dhe 305 mijë e 583 raste të reja janë regjistruar në botë. Vendet që kanë regjistruar më shumë të vdekur në bilancet e tyre janë India me 1 mijë e 89 viktima, SHBA-ja me 998 viktima dhe Brazili me 888 viktima.

SHBA-ja është vendi më i prekur si për nga numri i të vdekurve ashtu dhe i rasteve me 187 mijë e 777 të vdekur për 6 milionë e 202 mijë e 53 raste të regjistruara, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. Të paktën 2 milionë e 283 mijë e 454 persona janë deklaruar të shëruar.

Back to top button