Gjendet një kufomë gruaje në liqenin përpara shtëpisë së William dhe Kate

 

 

Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur në liqenin përpara Kensington Palace ku banon princi William dhe e bashkëshortja e tij, Kate Middleton.

Trupi i gruas ende të paidentifikuar u nxor sot nga Round Pond.

Misteri i vdekjes së saj tani pritet të zbardhet nga policia, por zbulimi i ndodhur përpara rezidencës së Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit ka shkaktuar tronditje të madhe. Princesha Eugenie dhe i shoqi Jack Brooksbank jetojnë gjithashtu aty pranë.

Fillimisht, familjes së artistes Endellion Lycett Green, mbesë e poetit Laureate iu tha se trupi ishte i saj.

51 vjecarja ishte zhdukur prej një jave dhe të afërmit i kishin kërkuar ndihmë policisë.

Por gruaja më vonë u gjet e gjallë dhe tani pritet të shihet se kush është viktima që u nxor nga liqeni i krijuar në vitin 1730 nga George i Dytë , duke hedhur tanimë një hije frike mbi zonën e njohur për bukurinë e saj piktoreske.

Back to top button