Mbi 26 % e ndërmarrjeve menaxhohen nga gratë

Gratë menaxhojnë 26,8 % të ndërmarrjeve aktive në Shqipëri

Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT) për regjistrin e ndërmarrjeve në vitin 2016, aktiviteti tregtar shënon pjesëmarrjen më të lartë të femrave në vendimmarrje, me 43,5 %.

Qarku i Tiranës ka edhe përqendrimin më të madh të ndërmarrjeve të drejtuara nga gratë, me 40,7 % .

Ndërmarrjet e drejtuara nga femrat janë kryesisht ndërmarrje me 1- 4 të punësuar, të cilat zënë 92,7 % të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve të drejtuara nga gratë.

Megjithatë, gratë drejtojnë 19,2 % të ndërmarrjeve me 50 e më shumë të punësuar nga 20,4 % që drejtonin këtë grup gjatë vitit 2015.

Back to top button