“Mjaft është mjaft” reagon kryeministrja britanike

May tha se strategjia kundër terrorizmit në Mbretërinë e Bashkuar do të shqyrtohet

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May ka thënë se është koha për të thënë mjaft, përderisa ajo dënoi sulmet terroriste ndaj “civilëve të pafajshëm dhe të paarmatosur”, ku shtatë persona mbetën të vdekur dhe 48 të plagosur në Londër, raporton BBC.

Mbrëmë, një furgon i bardhë goditi këmbësorët në Londër Bridge, pastaj tre burra dolën dhe therën njerëzit në një lokal pranë Borough Market.
Të tre sulmuesit, të cilët bartnin xhaketa të rreme bombash, u vranë nga policia./21Media

Back to top button