Mbi 27 mijë familje nga e mërkura mund t’i tërheqin 130 eurot e Pakos Emergjente

 

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur se ka urdhëruar transferimin për pagesën e masës 15 të pakos emergjente fiskale për 27 mijë e 572 familje. Bajrami njoftoi se tërheqja e mjeteve mund të bëhet nga data 12 gusht (e mërkurë).

Pika 15 e pakos emergjente ka të bëjë me pagesën e asistencës mujore në vlerë prej 130 euro për qytetarët me kushte të rënda sociale, të lajmëruar si të papunë në institucionin kompetent, që nuk janë përfitues të asnjë të hyre mujore nga buxheti i Kosovës, për muajt prill, maj dhe qershor.

“Ekzekutimi i transferit per pagesen e mases 15 te pakos emergjente fiskale per 27,572 familje. Ministria e Financave njofton se Thesari sapo ka urdheruar transferin per pagesen e 27,572 familjet perfituese te mases 15, per muajin Maj dhe Qershor njekohesisht, duke perfunduar ne kete menyre ekzekutimin e plote te mases 15, ndersa ankesat eventuale do te trajtohen me prioritet nga organi kompetent. Terheqja e mjeteve mund te behet nga data 12 Gusht (E mekure), per shkak te aspekteve operacionale ashtu qe mjetet te terhiqen neper zyra postare sa me afer vendbanimit tuaj, dhe gjithashtu ne respektim te udhezimeve te institucioneve shendetesore.”, shkroi ajo në Facebook./21Media

Ekzekutimi i transferit per pagesen e mases 15 te pakos emergjente fiskale per 27,572 familje

Ministria e Financave…

Posted by Hykmete N. Bajrami on Monday, August 10, 2020

Back to top button