Mbi 28 mijë raste aktive me koronavirus

 
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në vend janë 28 mijë e 823 raste aktive me koronavirus.
Në raportin e fundit bëhet e ditur se nga 3 mijë e 879 testime, 754 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.
Janë shëruar 3 mijë e 900 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 191 mijë e 408./21Media

Back to top button