Rreth 89 mijë qytetarë kanë marrë dozat e treta

Në 24 orët e fundit janë dhënë 146 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milionë e 793 mijë e 236 doza të vaksinës.
Deri më sot 808 mijë e 328 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Ndërsa janë dhënë 88 mijë e 988 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Ndërkohë në raportin e fundit Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar për tetë vdekje dhe 754 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19./21Media

Back to top button