Mbi 3 mijë e 600 raste aktive me Covid-19

 

2 mijë e 239 persona që kanë qenë të prekur me Covid-19 kanë vdekur që nga marsi i vitit 2020 në Kosovë, ndërsa numri i rasteve aktive me Covid-19 është 3 mijë e 695.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dje ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka vdekur asnjë person që ka qenë i prekur me Covid-19, ndërsa janë konfirmuar edhe 35 raste të reja, ndërkaq janë shëruar nga Covid-19 edhe 180 persona.

Sipas institutit, rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 9 raste, Ferizaj 4 raste, Lipjan 4 raste, Mitrovicë 4 raste, Klinë 2 raste, Obiliq 2 raste, Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Gjilan, Malishevë, Pejë, Podujevë, Rahovec, Shtime dhe Viti.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 180 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.279 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.695. Numri total i rasteve pozitive është 107.213 raste nga 588.812 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.239 raste të vdekjes.”, ka bërë të ditur IKSHPK./21Media

Back to top button