Mozzik tregon se kur do ta publikojë projektin me Loredanën

 

Rep-artistët e njohur, Mozzik dhe Loredana së shpejti do të publikojnë këngën e tyre të re.

Kështu ka bërë të ditur mbrëmë Mozzik përmes një postimi në instagram, ku ka treguar se kënga e re do të dal më 28 maj të këtij viti.

”ROSENKRIEG, NoRichParents 28.05.2021”, ka shkruar Mozzik krahas fotografisë, ku shfaqet me Loredanën.

Ndryshe, sa i përket karrierës muzikore, Mozzik dhe Loredana kanë pasur edhe më parë bashkëpunime të suksesshme. Ndërsa, sa i përket jetës private, ata janë prindër të një vajze./21Media

Back to top button