Ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë që gjendja aktuale në këtë sektor është si pasojë e ndërhyrjeve, të cilat i ka quajtur brutale, të partive politike gjatë 20 vjetëve të kaluara.

Ajo ka thënë se nga 12 mijë e 109 testime të mësimdhënësve, 3 mijë e 365 kanë rezultuar të infektuar dhe 29 mësimdhënës kanë vdekur. Pra një shkallë e infektimit të mësimdhënësve prej 15%.

Ndërsa te nxënësit nga totali i 6 mijë e 653 nxënësve të testuar, sipas ministres, 2 mijë e 652 kanë rezultuar të infektuar, apo 0.8% dhe nuk ka pasur asnjë nxënës të vdekur./21Media