Bebe Rexha pjesë e dramës “We the People”

 

Fituesja e çmimit “Doc McStuffins” dhe “Vampirina”, Chriss Nee, ka bashkuar forcat me Barack dhe Michelle Obama për “We the People”, një seri e videove muzikore të animuara që përmbajnë mësime për qytetarinë amerikane.

Si datë publikimi është menduar 4 korriki, pikërisht në ditën e Pavarësisë së Amerikës.

“We the People” do të vijë si kombinim i stileve të animuara, të këngëve origjinale, të performuara nga artistë si Bebe Rexha, Lin-Manuel Miranda, H.E.R., Janelle Monae, Brandi Carlile, Adam Lambert, Cordae, KYLE, Andra Day dhe Amanda Gorman.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, e ka konfirmuar këtë edhe përmes Instagramit, ku është shprehur shumë e lumtur që do të jetë pjesë e kësaj serie./21Media

Back to top button