Mbi 3 mijë persona kanë aplikuar për t’i konvertuar patentë shoferët

3 mijë e 647 persona deri më 24 korrik kanë aplikuar për t’i konvertuar patentë shoferët e lëshuar nga strukturat ilegale të Serbisë në patentë shoferë të Republikës së Kosovës.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka bërë të ditur Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Veton Elshani i cili ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së sotme janë bërë 158 aplikime në gjithë vendin.

Elshani ka bërë të ditur se në Leposaviq janë konvertuar 1037 patentë shofer, Zubin Potok 572, Mitrovicë Veriore 923 dhe në Zveçan 654.

Elshani ka bërë me dije se se afati është deri më 09 gusht 2024./21Media

Back to top button