Mbi 30 të lënduar dhe qindra të arrestuar në Paris

Tensionohet protesta

Fundjavë e katërt e protestave antiqeveritare u kthye në dhunë. Policia në Paris ka hedhur gaz lotsjellës mbi protestuesit.

Të paktën 30 njerëz janë lënduar në kryeqytet, duke përfshirë tre oficerë policie. Ndërsa më shumë se 500 persona janë marrë në paraburgim, raporton BBC.

Në Francë, çmimi i karburantit është rritur me rreth 23% gjatë 12 muajve të fundit, në një mesatare prej 1,51 euro, më e larta që prej viteve 2000. Vendimi për të shtuar edhe 6,5 cent për litër benzine dhe 2.9 cent mbi litrin e naftës, duke filluar nga 1 janari i 2019-ës, bëri që zemërata popullore të shpërthente në këtë formë./21Media

Back to top button