Mbi 300 raste aktive me Covid-19 në Kosovë
315 raste aktive me Covid-19 janë aktualisht në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë dje ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur një person që ka qenë i prekur me Covid-19, ndërsa janë konfirmuar edhe 12 raste të reja. “Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.954. “, ka bërë të ditur MSh.
Sipas njoftimit të djeshëm të ministrisë, në 24 orët e fundit janë dhënë 1.978 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.653.823 doza të vaksinës.
“Deri më sot 776.653 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.”, ka informuar tutje MSh./21Media