Mbi 32 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se numri total i rasteve aktive me COVID-19 është 32 mijë e 906.
Më së shumti raste janë në Komunën e Prishtinës. Sipas të dhënave të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, aktualisht në kryeqytet janë 9 mijë e 86 raste aktive.
Në 24 orët e kaluara në Kosovë janë shënuar edhe 6 viktima, ndërsa nga testimi i 10 mijë e 87 mostrave pozitivë rezultuan 2 mijë e 33 persona.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në këtë periudhë janë dhënë 4 mijë e 22 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 781 mijë e 110 doza të vaksinës.
Deri më sot 805 mijë e 802 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Ndërsa, sipas raportit të MSh-së janë dhënë 81 mijë e 20 doza përforëcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./21Media

Back to top button