Mbi 33 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 31 mijë e 84.
Ndërkaq, 9 mijë e 253 testime edhe 1 mijë e 853 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, ndërsa betejën me COVID-19 e ka humbur një person.
Në 24 orët e fundit janë shëruar gjithsej 1 mijë e 639 persona.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.789.127 doza të vaksinës, ku në 24 orët e fundit janë dhënë 2 mijë e 416 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Deri më sot 807.383 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media

Back to top button