Pas miratimit të masave të reja, trafiku urban ka një njoftim për orarin e qarkullimit

Mbrëmë u miratuan masat e reja antiCOVID-19 dhe meqenëse pati lirim të masave kjo bëri që edhe trafiku urban nga sot të vazhdoj qarkullimin në të gjitha linjat TU sipas orarit të rregulltë nga ora 06:00-22:00.
Tutje në njoftim thuhet se mbetet obligative respektimi i masave.
”J. [Transporti publik dhe ndërkombëtar] 55. Ndalohet hyrja në mjetet e transportit publik dhe ndërkombëtar pa maskë.
56. Operatorët e transportit rrugor të udhëtareve lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50% të kapacitetit të ulëseve.
58. Stafi dhe pasagjerët e transportit publik duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura ne pikat: 26.1 & 26.2.
26.1 Certifikatën e vaksinimit me së paku dy doza ose një dozë të vaksinës Janssen kundër COVID-19;
26.2 Personat me dëshmi mjekësore nga mjeku specialist i fushës përkatëse se kanë kundërindikacione dhe janë të liruar nga vaksinimi, duhet të paraqesin testin RT-PCR për COVID-19, jo më të vjetër se 48 orë”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button