Mbi 34. 000 viktima nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Numri i të vdekurve të raportuar nga tërmetet në Turqi dhe Siri tejkaloi sot shifrën 34 000, ndërsa shpresat për gjetjen e të mbijetuarve të tjerë në rrënoja veniten çdo orë.
”Numri i të vdekurve në Turqi është rritur në 29 600”, njoftoi agjencia shtetërore turke e lajmeve AA.
Ai shtoi se 80 278 persona të tjerë ishin plagosur.
Në Sirinë fqinje, të paktën 4 500 persona kanë vdekur dhe 5 276 janë plagosur.

Back to top button