Kaloni te përmbajtja kryesore

Mbi 36 mijë të vaksinuar me dozën e tretë në Maqedoni

Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut njoftuan se në dy ditët e fundit janë vaksinuar 9 mijë e 9 qytetarë, 1 mijë e 873 prej të cilëve kanë pranuar dozën e parë, 1 mijë e 580 janë rivaksinuar, kurse 5 mijë e 536 qytetarë kanë pranuar dozën e tretë të vaksinës kundër virusit korona.
Numri i personave të vaksinuar në Maqedoninë e Veriut shkon në 806 mijë e 781 persona, ndërkaq janë rivaksinuar 777 mijë e 655 qytetarë. Ministria e Shëndetësisë njofton se dozën e tretë të vaksinës e kanë pranuar gjithsej 36 mijë e 424 qytetarë.
“Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 39% e të gjithë popullsisë në vendin tonë është e vaksinuar, ndërsa 35% e popullsisë në vend kanë marrë dy doza vaksine”, njofton Ministria e Shëndetësisë./TV21

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button