“Mbi 40 mijë doza të vaksinës janë administruar që nga hyrja e masave në fuqi”
Kryeministri Albin Kurti, sot gjatë konferencës së përbashkët me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifin, u shpreh se masat e dy javëve të fundit janë treguar mjaft të suksesshme.
Kurti tha se ngadalësimi i rritje së rasteve ka ndodhur 6 ditë pas hyrjes në fuqi të masave.
Kryeministri u shpreh se që nga hyrja e masave në fuqi e deri tani janë administruar mbi 40 mijë doza të vaksinës kundër Covid-19.
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka prezantuar masat e reja kundër COVID-19.
Masat e reja, sipas Latifit janë:
Orari i lëvizjes do të jetë deri në orën 00:00.
Maskat janë obligative vetëm në ambientet e mbyllura.
Hyrja në Kosovë do të lejohet me dy doza të vaksinës apo një dozë të vaksinës Johnson-Johnson.
Orari i punës së gastronomisë do të jetë deri në orën 23:00, si dhe do të lejohet hapja e fitneseve./21Media

Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?