Mbi 428 mijë qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19

Në javën e fundit është shënuar një rritje e dukshme e rasteve me COVID-19 në Kosovë.
Si pasojë janë rritur edhe rastet aktive. Kështu në Kosovë tashmë janë 442 raste aktive.
“Nga 3.788 testime, 92 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 mijë e 657. Në total numri i rasteve aktive është 442”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Po ashtu është rritur edhe numri i vaksinimeve ditore.
Kështu në 24 orët e fundit janë dhënë 15 mijë e 221 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 428 mijë e 818 doza të vaksinës.
Deri më sot 146 mijë e 215 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Institucionet shëndetësore, në vazhdimësi po apelojnë për vaksinim kundër COVID-19, duke vlerësuar se është arma e vetme për të mposhtu pandeminë të cilës nuk po i dihet ende fundi.
Madje tashmë në Kosovë është prezent edhe varianti “Delta” i koronavirusit, i cili sipas ekspertëve po përhapet më shpejtë sesa COVI-19.

Back to top button