Mbi 5 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Numri i rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë ka shkuar në 5 mijë e 118. Sipas të dhënave të Ministrisë së shëndetësisë, në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar edhe 728 raste të reja me koronavirus.
Të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç. Ndërkaq, dozën përforcuese dhe atë të tretë mund të marrin të gjithë personat mbi 18 vjeç, që janë imunizuar me dy doza para tre muajsh
Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 1 mijë e 156 vaksina. Numri i të vaksinuarve me të dy dozat deri më tani është 796 mijë e 246, me dozë të tretë është 2 mijë e 169, ndërkaq me dozë përforcuese është 33 mijë e 156. Numri i dozave të administruara të vaksinës anti-COVID deri më tani është 1 milion e 717 mijë e 379./21Media