Tuchel trajneri i vitit nga FIFA

Nga FIFA për vitin 2021 trajneri më i mirë është shpallur Thomas Tuchel. Çmimin për trajnerin e vitit nga FIFA e ndau Arsene Wenger.
Këto matje zyrtare bëhen nga muaji janar deri në muajin gusht dhe trajneri gjerman doli të ishte më i miri sipas shtëpisë më të madhe të futbollit në botë.
Natyrisht se Tuchel vlerësohet lartë për suksesin e arritur me Chelsean, pasi ia dolën të fitonin Ligën e Kampionëve.
Për më pak se një vit, gjermani e ndryshoi thellësisht lojën e bluve dhe kjo iu shpërblye me triumfin në garën më të madhe për klube në Evropë, duke mposhtur Manchester Cityn në finale.
Tuchel mposhti konkurrencën nga Pep Guardiola i Manchester Cityt dhe Roberto Manicin e Italisë./21Media
 

Back to top button