Mbi 5 milion klikime për tri ditë për këngën ”Corazone”

Ka tri ditë që kur artistët, Butrint Imeri dhe Don Xhoni e kanë publikuar projketin ”Corazone”.
Që nga koha e publikimit e deri më tani kënga ka marrë mbi 5 milionë klikime në ”Youtube”.
Në lidhje me këtë Butrint Imeri është shprehur falenderues ndaj të gjithë atyre që i kanë mbështetur për këtë projekt.
”5 milion, faleminderit nga zemra, ky eshte ma shume se rekord”, ka shkruar Butrinti në një ”InstaStory”.

Ndryshe, kjo këngë ishte paralajmëruar që moti nga dyshja, ndërsa publikimi i saj i bëri për vete menjëherë fansat e artistëve.
Me këtë projekt dyshja do ta përmbyllin vitin 2021, duke e konsideruar këtë vit mjaft të sukseshëm/21Media

Back to top button