Mbi 50 të infektuar në shkollat e Fushë Kosovës
Shkollat fillore dhe të mesme në Komunën e Fushë Kosovës janë duke zhvilluar mësimin sipas skenarit A, me mësim fizik në shkolla.
Nga Komuna e Fushë Kosovës kanë thënë për rtv21.tv se nga 508 mësimdhënës sa ka kjo komunë, 5 prej tyre janë të infektuar me COVID-19.
Mësimdhënësit e infektuar janë nga shkollat: “Lismiri”, “Selman Riza”, “Mihal Grameno”, “Vëllezërit Frashëri” dhe “Hoxhë Kadri Prishtina”.
Kurse nga 9 mijë e 616 nxënës, 46 prej tyre janë të infektuar me COVID-19. Shkollat “Hoxhë Kadri Prishtina” dhe “Daut Bogujevci” janë shkollat me numrin më të madh të nxënësve të infektuar.
Po ashtu, Komuna e Fushë Kosovës ka bërë të ditur për rtv21.tv se nga 90 persona të personelit teknik në shkolla, 2 janë të infektuar me virusin.
Ndryshe, sot në Komunën e Fushë Kosovës janë konfirmuar 13 raste të reja me virusin./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?