Mbi 500 raste aktive me Covid-19

Numri i rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë është 552.
Ministria e Shëndetësisë dje ka informuar se në 24 orët e fundit nuk ka vdekur asnjë person që ka qenë i prekur me Covid-19, janë konfirmuar edhe 27 raste të reja, ndërsa janë shëruar 30 qytetarë.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.822.710 doza të vaksinës. Deri më sot 820.684 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 100.228 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.”, ka informuar MSh./21Media
May be an image of text

Back to top button