Rikthehet Liga e Kampionëve, këto janë dy ndeshjet që zhvillohen sot
Gara më prestigjioze evropiane në nivel të klubeve Liga e Kampionëve rikthehet sot me dy ndeshjet e para të fazës çerekfinale.
Në mbrëmje do të ballafaqohen Benfika dhe Liverpooli në “Estádio da Luz”, kurse Manchester City e pret skuadrën spanjolle Atletico Madrid në “Etihad”.
Të dy ndeshjet do të fillojnë nga ora 21:00.
Ndërsa të mërkurën na presin dy sfidat tjera po aq interesante të kësaj gare ku ballafaqohen Villarreali me Bayern Munihun si dhe Chelsea me Real Madridin.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?