Mbi 500 tiketa për mosrespektim të masave antiCOVID

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 539 tiketa për qytetarët që nuk kanë respektuar masat kundër COVID-19.
Ndërsa për shkelësit e rregullave në komunikacion, Policia ka shqiptuar 1 mijë e 430 tiketa trafiku.
Gjatë këtyre orëve është regjistruar një aksident trafiku me fatalitet, 6 aksidente trafiku me të lënduar dhe 26 aksidente trafiku me dëme materiale.
Janë arrestuar 15 persona, 9 persona janë dërguar në mbajtje dhe 3 persona në vuajtje të dënimit./21Media

Back to top button