Sulmi ndaj presidentit të FSHF-së, reagon Agim Ademi

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi sot ka reaguar pas shpërthimit me tritol që ka ndodhur mbrëmë pranë shtëpisë së kreut të Federatës Shqiptare të Futbollir, Armand Duka, në Durrës.
Ademi ka theksuar se akti i tillë kriminal e i shëmtuar përveç se ka shkaktuar frikë e tronditje në familjen Duka, pa dyshim është një ngjarje e rëndë edhe për futbollin shqiptar dhe Shqipërinë si shtet në përgjithësi, veçmas duke pasur parasysh faktin se Duka është edhe anëtar i KE të UEFA-s.
“Fatmirësisht miku im Armand Duka dhe familja e tij janë mirë dhe kanë kaluar pa pasoja nga ky akt i njerëzve të ligë. Familjes së tij i ofroj tërë mbështetjen time dhe të komunitetit të futbollit kosovar, me shpresë që kryerësit e këtij akti të vihen para drejtësisë dhe në të ardhmen të mos ballafaqohet me ngjarje të tilla.”, ka shkruar Ademi në Facebook./21Media

Back to top button