Mbi 6 mijë e 300 targa të përkohshme janë administruar
Që nga e hëna, kur Qeveria e Kosovës ka vendosur masën e reciprocitetit për targa të përkohshme të automjeteve nga Serbia deri të mërkurën, Agjencia për Regjistrim Civil ka administrar 6 mijë e 375 targa të përkohshme.
“Gjatë periudhës 20 – 22 Shtator 2021, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil (ARC), ka administruar gjithsej 6375 targa të përkohshme në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar (PPK) dhe Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në mbarë territorin e Republikës së Kosovës.”, ka informuar sot MPB./21Media