Reciprociteti për targa, Shefi i UNMIK-ut: Të shmangen tensionet përmes dialogut
Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefi i UNMIK -ut, Zahir Tanin ka vënë në dukje ngërçin e vazhdueshëm mbi zbatimin e masave në targa dhe bashkohet me partnerët ndërkombëtarë në nxitjen e të gjitha palëve për të adresuar çështjet përmes mekanizmave të vendosur të dialogut, në mbështetje të lëvizjes së lirë të personave dhe mallrave dhe në interes të popullatave.
PSSP Tanin, siç është bërë e ditur në komunikatën e UNMIK-ut, iu ka përkujtuar palëve se veprimet e njëanshme bartin rrezikun e përshkallëzimit dhe duhen të shmangen në interesin e paqes, sigurisë dhe sigurisë së popullsive.
“Ju bëj thirrje të gjitha palëve të demonstrojnë udhëheqësi të përgjegjshme dhe të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të shmangur tensionet përmes procesit të dialogut politik.”, ka deklaruar Tanin.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës të hënën e ka vendosur masën e reciprocitetit ndaj Serbisë. Veturat me targa të Serbisë do të mund të qarkullojnë në Kosovë vetëm nëse i heqin ato dhe pajisen me targa të përkohshme të Republikës së Kosovës./21Media