Mbi 6 mijë e 400 vetura hynë në Kosovë në 24 orët e fundit

6 mijë e 427 vetura hynë në pikat e kalimit kufitar të Kosovës brenda 24 orëve të fundit, ndërsa dolën 6 mijë e 24 vetura.
Kjo u bë e ditur për rtv21.tv nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.
Numri i veturave të kontrolluara në Drejtorinë Rajonale Kufitare Perëndimi është 2 mijë e 945 në hyrje dhe 2 mijë e 238 në dalje. Në Drejtorinë Rajonale Kufitare Lindja është 2 mijë e 97 në hyrje dhe 2 mijë e 538 në dalje. Kurse, në Drejtorinë Rajonale Kufitare Veriut është 1 mijë e 385 në hyrje dhe 1 mijë e 248 në dalje.
Në 24 orët e fundit, gjithsej 284 kamionë hynë dhe 341 të tjerë dolën nga pikat e kalimit kufitar të Kosovës.
Ndërkaq, numri i autobusëve që hynë ishte 249, derisa 136 numri i atyre që dolën nga pikat e kalimit kufitar të Kosovës.
Aktualisht në Kosovë funksionojnë 16 pika të kalimit të kufirit dhe 12 stacione policore për mbikëqyrjen e kufirit.
Departamenti për Kufi është pjesë e Policisë së Kosovës dhe është e organizuar në nivel qendror dhe lokal. Në nivel qendror përbëhet nga dy divizione: Divizioni për Kontroll dhe Mbikëqyrje të Kufirit dhe Divizioni për Menaxhimin e Integruar të Kufirit. Kurse në niveli lokal përbëhet nga Drejtoria Rajonale Kufitare “Veri” Lluzhan, Drejtoria Rajonale Kufitare “Lindje” Kaçanik dhe Drejtoria Rajonale “Perëndimi” Gjakovë.
Drejtoria Rajonale Kufitare “Veriu” Lluzhan, ka nën mbikëqyrje pjesën më të madhe të kufirit shtetëror me Republikën e Serbisë.
Kurse Drejtoria Rajonale Kufitare “Lindje” Kaçanik, ka nën mbikëqyrje pjesën më të madhe të kufirit shtetëror me Republikës e Maqedonisë, si dhe një pjesë të kufirit shtetëror me Republikën e Serbisë.
Drejtoria Rajonale Kufitare “Perëndimi” Gjakovë ka nën mbikëqyrje kufirin shtetëror me Republikën e Shqipërisë, Malin e Zi, si dhe një pjesë të kufirit me Republikën e Serbisë dhe Republikën e Maqedonisë./21Media

Back to top button