Mbi 6 mijë persona të shëruar, 341 viktima nga Covid-19 në Kosovë

 

Numri i total i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë ka shkuar në 10 mijë e 419. Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës  (IKSHPK) ka njoftusr se dje janë regjistruar 172 raste të reja me koronavirus.

Gjithashtu, dje janë shëruar edhe 114 persona duke e çuar në total numrin e përgjithshëm të të shëruarëve në 6 mijë e 58.  Kurse, 341 persona të prekur nga Covid-19 vdiqën në Kosovë, të cilët sipas IKShPK-së kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Sipas IKSHPK-së, aktualisht në Kosovë janë 4 mijë e 20 raste aktive me koronavirus. /21Media 

 

Back to top button