Mbi 6 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 2 mijë e 833 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 292 raste pozitive.

Sipas institutit, brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 65 mijë e 982 raste nga 282 mijë e 904 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 571 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 556 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 57 mijë e 941 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6 mijë e 470./21Media

Back to top button