Mbi 6 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë(MSH) ka njoftuar se në total numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 6 mijë e 527.
Sa i përket vaksinimit, në 24 orët e fundit janë vaksinuar 50 persona.
Në përditësimin e fundit lidhur me COVID-19, MSH ka njoftuar për dy persona të vdekur nga koronavirusi dhe 869 raste të reja.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar dje se janë shëruar nga koronavirusi 1 mijë e 265 persona./21Media

Back to top button