Mbi 6 milionë euro të shpenzuara për antidepresivë

A po marrin terapi të gabuar personat me depresion?

Sipas mjekes Vesna Popvska, personave që vuajnë nga depresioni po u shkruhet terapi e gabuar. Sepse siç thotë ajo diazepami nuk bie në grupin e antidepresivëve. Siç thotë ajo, diazepami nuk bie në grupin e antidepresivëve, por është sedativ për qetësim nga i cili personat që e konsumojnë mund edhe të bëhen të varur

-Pra nuk është në rregull tu shkruajnë recetë për diazepam personave me depresion?

“Jo, nuk është në rregull. E shkruajnë mjekët megjithatë neuropsikiatrit kanë mënyrat e tyre për të mjekuar depresionin me antidepresiv”, u shpreh Vesna Popovska, Mjeke amë,shkruan tv21.tv

Ministri i shëndetësie, Nikola Todorov vetëm një javë më parë theksoi se një pjesë e mjekëve nuk mund të njohin në mënyrë të saktë depresionin. Andaj siç thotë ai, mjekët gabimisht kishin konstatuar depresion tek fëmija 1 vjeçar.

“Rreth 70% e mjekëve të testuar. Ndërsa kanë qenë të testuar 1200 mjekë, kanë deklaruar se nuk munden saktë të, njohin simptomat e depresionit”, tha Todorov.

Barnat për sistemin nervor janë grupi i tretë i barnave më të shitur për vitin 2016 njoftojnë nga Fondi për sigurim shëndetësor. Fondi financiar është për 8.9% më i lartë në krahasim me vitin 2015. Rreth 6 milionë euro janë harxhuar për barnat e sistemit nervor, përkatësisht për diazepam.

“Sipas të dhënave të shëndetësisë, për terapi të depresionit, përkatësisht antidepresivët si diazepami janë dhënë mbi 3. 37 milionë receta, ku janë harxhuar rreth 6 milionë e gjysmë euro për të njëjtat”, tha Rexhep Shaqiri, Psikiatër.

Të dhënat nga “Termini im” tregojnë se 55 mijë pacientë janë drejtuar për të marrë antidepresivë shkaku depresionit në Maqedoni. Siç thonë nga Ministria e Shëndetësisë, rregullisht po mbahen ligjërata për edukimin e mjekëve amë për të njohur shenjat e depresionit dhe shmangien e gabimeve gjatë mjekimit të kësaj sëmundje./21Media

Back to top button