Mbi 60 refugjatë tentuan të futen ilegalisht në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot ka ndaluar mbi 60 refugjatë që tentuan të futen ilegalisht në Kosovë. Policia ka njoftuar se aksioni është kryer në bashkëpunim me policinë e Shqipërisë.

Sipas informacioneve patrullat homologe të Policisë së Shqipërisë, deri më tani kanë ndaluar 67 shtetas të huaj (refugjat) ilegal dhe janë duke u marrë me trajtimin e tyre.
”Sot me datë 19.06.2022, rreth orës 16:50, Policia Kufitare (DRPK), konkretisht Stacioni policor për mbikëqyrje kufirare- SPMK Vermicë, ka pranuar informatën se në vijën e gjelbër të pjesës së Republikës së Shqipërisë, në drejtim të Kosovës, janë vërejtur disa dhjetëra refugjatë”, thuhet në komunikaten e Policisë.
Po ashtu, autorietet policore kufitare janë duke bashkëpunuar ngusht në zbulimin e mundshëm të ndonjë personi/personave të cilët mund të kenë qenë duke i kontrabanduar viktimat në fjalë. /21Media
Back to top button