Mbi 7 mijë raste aktive me Covid-19

Numri i rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë ka arritur në 7 mijë e 266. Sipas të dhënave të Ministrisë së shëndetësisë, në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar edhe 2 mijë e 50 raste të reja me koronavirus.
Siç ka bërë të ditur Ministria rastet e reja kanë dalur pas testimit të 9 mijë e 194 mostrave.
Pas konfirmimit të këtyre rasteve Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar masa të reja kufizuese. Kështu ka konfirmuar për portalin rtv21.tv, këshilltari në Ministrinë e Shëndetësisë Drin Podrimqaku.
Gjatë 24-orëve të fundit nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes./21Media

Back to top button