Ministria e Shëndetësisë paralajmëron masa të reja

Pas konfirmimit të 2 mijë e 50 raste të reja me Covid-19 Ministria e Shëndetësisë do të marrë masa të reja kufizuese. Kështu ka konfirmuar për portalin rtv21.tv, këshilltari në Ministrinë e Shëndetësisë Drin Podrimqaku.

“Ministri Latifi është në konsulta të vazhdueshme me ekspertët shëndetësorë dhe duke përcjellë situatën epidemiologjike, bazuar në rekomandimet e të cilëve, së shpejti do të dalim me masa të reja”, ka thënë Podrimqaku.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar rastet e reja sot dolën pas testimit të 9 mijë e 194 mostrave.

Gjatë 24-orëve të fundit nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes.

Në raportin ditor thuhet se edhe 462 pacientë janë shëruar nga sëmundja COVID-19, ndërkaq raste aktive janë 7 mijë e 266./21Media 

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button