Mbi 7 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

 

Ka arritur në 1.363 numri i viktimave nga Covid-19 në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se që nga fillimi i pandemisë e deri më sot, në Kosovë janë infektuar me koronavirus 52 mijë e 943 persona.

Sipas IKSHPK-së, që nga muaji mars, kur edhe janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, janë gjithsej 1 mijë e 363 persona të cilët kanë humbur betejën me Covid-19. Duka u bazuar në të dhënat zyrtare të IKSHPK-së, po ashtu gjatë gjithë kësaj periudhe janë shëruar gjithsej 44 mije e 436 persona.

Në bazë të këtyre statistikave dhe të dhënave zyrtare të IKSHPK-së, aktualisht në Kosovë janë edhe 7 mijë e 144 raste aktive me Covid-19./21Media

Back to top button