Kaloni te përmbajtja kryesore

Mbi 70 milionë të shëruar nga COVID-19 në botë

 

Numri i njerëzve të kuruar nga virusi korona në botë që nga fillimi i epidemisë ka tejkaluar 70 milionë, sipas të dhënave nga portali Worldometers.

97 milionë e 537 mijë e 264 njerëz janë infektuar me virusin korona që nga shpërthimi i sëmundjes në dhjetor të vitit 2019 në Kinë.

Aktualisht janë 25 milionë e 397mijë e 668 raste aktive, nga të cilat 99,6 për qind janë të sëmurë lehtë dhe 0,4 për qind janë më të rënda. 2 milionë e 88 mijë e 851 persona kanë vdekur nga koronavirusi.

Numri më i lartë i rasteve u regjistrua në Shtetet e Bashkuara – më shumë se 25 milionë, Indi – 10.6 milionë, Brazil – 8.6 milionë, Rusi – 3.6 milionë dhe Britani e Madhe më shumë se 3.5 milionë.

Numri më i lartë i vdekjeve është në Shtetet e Bashkuara më shumë se 400.000, Brazil më shumë se 200.000, India më shumë se 150.000 dhe Meksika më shumë se 140.000.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button